Një tragjedi ka ndodhur në një fshat të Shkupi.
Një vajzë pesëvjeçare dje është mbytur në ujërat e lumit Markova.
“Dje në orën 15:25 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të rrugës së vjetër për në fshatin Batincë të Shkupit, një vajzë pesëvjeçare, derisa ka luajtur me fëmijë të tjerë, ndërsa prindërit e saj kanë qenë në dasmë, ka rënë në “Markova Rekë”. Mjeku nga Qendra për Ndihmë Mjekësore ka konstatuar vdekje pa gjurma të dhunës ndërsa ekspertizë të vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëri të ditur MPB-ja, raporton gazeta lajm.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i është dorëzuar familjes.