Fjalë Kyçe

Prishtina 01 anëtari më i ri i kampionatit elitar në futsall

Prishtina 01 anëtari më i ri i kampionatit elitar në futsall

Me fitoren e realizuar ndaj Fida Com (7-3) edhe matematikisht ekipi i FC Prishtina 01 e ka siguruar inkuadrimin në Superligë.

14 ndeshje – 14 fitore, ky është bilanci i djelmoshave bardhekaltër që me 42 pikë udhëheqin bindshëm renditjen tabelare në Ligën e Parë.

Njëherit ky ishte qëllimi kryesor i ekipit kryeqytetas qysh në vitin e parë të themelimit.

Në ndeshjen e fundit ndaj Fida Com shpërthyen Agon Ramadani shënoi tri herë, ndërsa nga dy herë portën e tundën Oso Gjinovci dhe Korab Muharremi.