Prishtina dhe Shkëndija shfrytëzuan rastin sot të zhvillojnë një ndeshje treningu me skuadra të kombinuara në Belek në kompleksin “Susesi”.
Pas 90-minutave dhe një mori rastesh të lëshuara nga Prishtina, ndeshja u mbyll baras 1:1. Tetovarët shënuan të parët në minutën e 10-të kur nga gjuajtja e lirë qëlluan traversën dhe përfituan nga topi kthyes.
Prishtina para se të barazonte në pjesën e dytë qëlloi pingulen me Arbër Hoxhën (29′).
Ndërsa, rezultatin përfundimtar e solli aksioni i Alen Jasharoskit pastaj asistimit pas harkimit të Hasanajt nga e djathta dhe shënimit efektiv me kokë të amal Arago-s (54′).
Ishte kjo ndeshje që u shërbeu dy trajnerëve për t’i parë të gjithë futbollistët që kanë në dispozicion dhe që kanë më pak minutazhë.