Skuadra e Prishtinës do të luaj nesër ndeshjen e mbetur të javës së 23, kundër Flamirtarit, shkruan Gazeta Alo.
Sfida luhet nga ora 14:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryewytet.
Skuadra e Prishtinës para kësaj sfide ka ardhur me një njoftim në daqen e tyre zyrtare.
Ky është njoftimi i FC Prishtinës./Gazeta Alo.
E mërkura familjare në ndeshjen futbollistike FC Prishtina – KF Flamurtari.
Për ju, përkrahës të zjarrtë të klubit, FC Prishtina dhuron 20 bileta FALAS të Javës së XXIII të Ipko Superliga, kundër ekipit KF Flamurtari, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 27 Mars në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 14:00.
10 tifozët më fatlum do t’i fitojnë nga dy bileta në mënyrë të rastësishme.
Ndërsa, shpallja e fituesve bëhet të mërkurën, më 27 Mars 2019.
#fcprishtina #flamurtari #javaXXIII