Fjalë Kyçe

Prishtina, Gjilani dhe Fushë Kosova më së shumti raste të reja me koronavirus, kjo është situata në qytetet tjera

Prishtina, Gjilani dhe Fushë Kosova më së shumti raste të reja me koronavirus, kjo është situata në qytetet tjera

Ka shkuar në 17 mijë e 422 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koroanvirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 245 mostra të marra, 159 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëtve të fundit në kryeqytet janë regjistruar edhe 54 raste të reja me koronavirus, pasuar nga Gjilani me 34 raste dhe Fushë Kosova me 11 raste.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 58 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14 mijë e 894.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.