Fjalë Kyçe

Prishtina ka 66 raste aktive me koronavirus

Prishtina ka 66 raste aktive me koronavirus

Prishtina vazhdon të jetë e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 66 raste, pasuar nga Ferizaj që ka 45, Gjilani 22 dhe Prizreni 21.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste pozitive me koronavirus dhe 9persona të shëruar. Janë kryer 1.162 testime.