Prishtina dhe Feronikeli janë në garë për titull dhe distanca prej 5 pikëve nuk konsiderohet e vogël për Prishtinën, por as e madhe për Feronikelin, shkruan GazetaAlo
Ndeshje tejet përcaktuese për shkëputje të mëtutjeshme të Niklit, apo shkurtim distanca për Prishtinën.
Skuadra nga Drenasi është e kompletuar për këtë përballje, ndërsa në anën tjetër skuadra nga kryeqyteti do ti ketë dy mungesa të mëdha në skuadër.
Trajneri Mirel Josa nuk do të mund tē llogarisë në Armend Dallkun dhe Abdul Bashiru të cilët do të jenë mungesat e skuadrës së Prishtinës.
Përballja e nesërme luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 17:00. /GazetaAlo