Fjalë Kyçe

Prishtina në balotazh, sipas sondazhit të Klan Kosovës prin Arben Vitia

Prishtina në balotazh, sipas sondazhit të Klan Kosovës prin Arben Vitia

Sipas sondazhit të Klan Kosovës ku janë duke u publikuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë do të ketë balotazh.

Në bazë të këtij sondazhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është ai që do të prijë në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave i dyti do të jetë Përparim Rama nga LDK-ja, i treti Uran Ismaili, kandidati i PDK-së, i katërti Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit Gëzim Mehmeti i AKR-së.

Të dhënat me përqindje:

Arben Vitia(LVV) – 46.3 për qind

Përparim Rama (LDK) – 25.1 për qind

Uran Ismaili (PDK) – 19.2 për qind

Daut Haradinaj (AAK) – 5.5 për qind

Gëzim Mehmeti (AKR) – 0.4 për qind .