Fjalë Kyçe

Prishtina në Kastriot udhëton me katër mungesa të mëdha

Prishtina në Kastriot udhëton me katër mungesa të mëdha

Por, Prishtina pati njëjtë shumë mungesa edhe me Feronikelin dhe jo që doli e pamposhtur, por me një futbollist më pak vetëm fati ia ktheu shpinë që t’i fitonte tre pikët, shkruan GazetaAlo

Ndërsa, skuadra “elektriciste” edhe pse e fundit me 1 pikë në tabelë, në stinorin pranveror është treguar krejt tjetër skuadër nga ajo e vjeshtës duke u konsoliduar, megjithëse ende nuk ka marrë ndonjë pikë tjetër dhe Prishtina do ta marr shumë e përqendruar përballjen me vendasit e KEK-ut.

Pra, Prishtina do të vuaj suspendimin e Khalid për 3 ndeshje, të Boshnjakut në dy ndeshje, të Mankendës në 1 ndeshje dhe Bekteshi i lënduar në ndeshjen e fundit, por në përbërje pas një ndeshje suspendim rikthehet kapiteni Dallku.

Bardhekaltrit e kanë fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” 3:0 me golat e Khalid, Morinës dhe Pefqelit.

Java XXII

KEK-u – Prishtina

E diel, 10 mars – ora 13:30

Stadiumi: “Agron Rama”, Kastriot

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa (Pd), Visar Kelmendi (Pe), Erduan Baliqi (Mt) – Bardh Ajeti (Mt)

Jasharoski: Të jap qindpërqindtë – shpresoj të shënoj golin e parë

“Pres shumë që më fund të shënoj atë golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Por, më e rëndësishmja është të hyjmë qindpërqindtë në ndeshje, sepse as KEK-u dhe asnjë skuadër tjetër nuk është e lehtë dhe po dhamë maksimumin si në ndeshje me Feronikelin nuk do ta kemi problem që të kryejmë detyrën e t’i marrim tre pikët e radhës. E vërtet që kemi shumë mungesa, por mungesa kemi pasur edhe me Feronikelin dhe kjo nuk u vërejt në fushë, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që vetëm me angazhim maksimal arrihet fitorja”, ka thënë sulmuesi, Alen Jasharoski. /GazetaAlo