25 futbollistët e Prishtinës kanë mbërritur në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.
Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët: Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli – portierë
Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru – mbrojtës.
Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani – mesfushor.
Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda – mesfushor ofensivë.
Basid Khalid dhe Alen Jasharoski – sulmues.
Skuadra sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit në fushat e kompleksit “Internacional”.