Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka dorëzuar në prokurim ndërtimin e strehimores për qentë endacakë në kryeqytet.
Ahmeti ka shkruar se do të vendoset ushqim për qentë endacak nëpër pika të caktuara të qytetit.
“Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojën për koordinim nacional për çështjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë. Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se do të ndërtohet një park për shëtitjen e qenve shtëpiak.
“Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiak”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.