Fjalë Kyçe

Prishtina nuk dorëzohet për titull, fiton bindshëm ndaj Arbërisë

Prishtina nuk dorëzohet për titull, fiton bindshëm ndaj Arbërisë

Ekipi nga kryeqyteti ka arritur që të fitojë me rezultat 4-0 ndaj Arbërisë.

Leonit Abazi dëshmoi edhe një herë se është në formë shumë të mirë, duke shënuar kështu dy gola të tjerë, shkruan lajmi.net.

Leutrim Kryeziu 37′ shënoi gol për të mbyllur pjesën e parë në avantazh prej tri golash për Prishtinën.

Në fundin e pjesës së dytë u shënua edhe një gol tjetër nga Besnik Krasniqi për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Prishtinës do të jetë pikërisht ndaj kampionit aktual, Dritës, më 24 shkurt.