Këtë fundvit përveç shesheve kryesore të Prishtinës, qytetarët do ta shohin atmosferën festive edhe në sheshin “Adem Jashari” të rinovuar muaj më parë.
Zëdhënësja eKomunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu nuk ka treguar për Kallxo.com se kur do të fillojë ky zbukurim, por se buxheti i ndarë për sheshet e Prishtinës ka rritje 36% në krahasim me vitin ekaluar.
“Këtë vit,buxheti i ndarë për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit është 75.000 euro, por nuk do të thotë se do të shpenzohet i tëri. Në vitin 2017, ky buxhet ka qenë rreth 55.000 euro, por nuk është dekoruar sheshi “Adem Jashari”. Këtë vit është paraparë edhe dekorimii këtij sheshi, dhe rrjedhimisht kemi edhe dallim në çmim”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se kompania kontraktuese është “Link Media Plus”.
“Dekorimi i qytetit do të fillojë shumë shpejtë. Nga ana e Komunës së Prishtinës do të dekorohen sheshet “Skenderbeu”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “ZahirPajaziti”. Derisa, në të njëjtën kohë, do të ketë edhe dekorime nëpër rrugë të tjera të qytetit, nga kompani të ndryshme”, tha zëdhënësja e komunës, MirandaMullafazliu.