Fjalë Kyçe

“Prishtina tash Metropol”, Osman Azemi reagon me video për fitoren e Përparim Ramës

“Prishtina tash Metropol”, Osman Azemi reagon me video për fitoren e Përparim Ramës

Humorist i njohur ka reaguar në rrjete sociale me video.

Osman Azemi njihet si njëri ndër humoristët e njohur të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ai njihet për skeçet e tija të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar, i cili përmes tyre qëndron në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Së fundi ai ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet mjaft i lumtur teksa thotë se nuk ka fjetur gjumë tërë natën nga gëzimi.

“Mirmengjes krejtve, ton natën s’kom mujt me flejt prej gëzimit, fitun qytetarët, krejt kena fitu. Prishtina ka pasë nevojë mu ba Metropol, se u bamë katun. Krejt t’ritë nëpër vikende shkojshim jo në Tiranë, jo në Shkup, atje i lejshim paret, tash kur t’e ndreqim Prishtinën, te bajna Metropol, n’renë kanë me prit në kufi me i lanë te na paret. Prishtina e meriton arkitekturën, edhe modernizimin, edhe nënkalimin, edhe liqenin edhe krejt i meriton sepse Prishtina ka zemër, Urime. O mu kënaq zemra bre”, foli Osman Azemi.

https://www.instagram.com/p/CWSj2vsgt1c/