Fjalë Kyçe

Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt

Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt

Prishtina ndeshjen e fazës së tretë do ta zhvillojë ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.

Pasi kaloi me sukses fazën e dytë, Prishtina do provojë fitoren në mënyrë që të kualifikohet në fazën grupore, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Prishtina ka bërë të ditur çmimet e biletave që do nisin të shiten në “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 17:00.

Biletat për jug dhe veri kushtojnë 3 euro, në lindje 5 euro, derisa në perëndim 10 euro.

Kujtojmë se ndeshja mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 20:00.