Fjalë Kyçe

Prishtinë, gjendet një mjet dyshues

Në fshatin Dragoc të Prishtinës gjetur një mjet i pashpërthyer.

Një person ka njoftuar policinë se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident.