Fjalë Kyçe

Prishtinë, publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Prishtinë, publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve në Prishtinë sot i ka publikuar rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2022-2023.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende. Afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022.

Lista e studentëve të pranuar, klikoni këtu.