Fjalë Kyçe

Priten ndryshime të mëdha te Prishtina, largohet edhe trajneri

Priten ndryshime të mëdha te Prishtina, largohet edhe trajneri

Vetëm pas ditë pasi bëri sensacionin në garën FIBA Europe Cup, klubi i basketbollit Prishtina, do të pësojë ndryshime të mëdha gjatë ditëve në vijim.

Kohavisioni merr vesh se dy basketbollistët kryesor te “bardhekaltërit”, Kyan Andreson dhe DeMario Mayfield, nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me prishtinasit dhe janë larguar nga klubi.

Fundori Anderson ka bërë të ditur se karrierën pritet ta vazhdojë në Gjermani, përderisa Mayfield ka falënderuar klubin “bardhekaltërt”, për kohën e kaluar së bashku. Këto nuk pritet të jenë ndryshimet e vetme te Prishtina.

Sporti në KTV mëson se nga klubi pritet të largohet edhe trajneri aktual Damir Mullaomeroviq, ndërsa Bashir dhe Kristinin, janë lojtarët e radhës që mund ta braktisin klubin, por do të qëndrojë edhe më tej Dardan Berisha.

Ekipin e kryeqytetit pritet ta udhëheqë trajneri Ibrahim Karabeg, që vitin e kaluar u shpall kampion evropian me Kosovën U-18.