Fjalë Kyçe

Pritet lehtësimi i masave, hiqet ora policore

Pritet lehtësimi i masave, hiqet ora policore

Sot pritet të lehtësohen masat antiCOVID.

Klan Kosova ka marrë vesh se ora policore do të hiqet.

Ndërkohë edhe shoqata e Gastronomëve ka bërë një njoftim në rrjete sociale, duke treguar se pas konsultimeve që kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozime për lirimin e masave në gastronomi.

“NJOFTIM PËR LEHTËSIMIN E MASAVE Të dashur gastronomë, Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.