Fjalë Kyçe

Pritja e gjatë mori fund, Bekaj më në fund titullar në portën e Kosovës

Pritja e gjatë mori fund, Bekaj më në fund titullar në portën e Kosovës

Visar Bekaj, është inkuadruar për herë të parë në formacionin startues të Kosovës A.
Visar Bekaj, sot ndaj Maltës do ta ketë mundësinë që të startoj për herë të parë në portën e Kosovës, raporton lajmi.net.Bekaj ishte zakonisht poriter i 3-të i përfaqësueses së Kosovës, pas Muricit dhe Ujkanit, pritja e gjatë e tij u shpërblye më në fund me një vend startues në formacion.

24- vjeçari është pjesë e Tiranës, ku sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje pozitive në kampionatin shqipëtar, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Prishtinës.Kosova dhe Malta përballen sot në një ndeshje miqësore që zhvillohet në stadiumin “Wörthersee Stadion” në Klagenfurt të Austrisë ngaora 18:00.