Edhe mëngjesi i ditës së sotme i ka gjetur mërgimtarët duke pritur me orë të tëra në kufi.
Kolonat nëpër pikat kufitare me Serbinë, sidomos ajo në Merdarë, shkojnë deri në 1 kilometër.
Në Muçibabë, kolona e automjeteve që po presin për të dalë nga Kosova shkon deri në 150 metra.
Në Merdarë raportohet se për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin deri në 7 orë, kurse te Dheu i Bardh pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë.
Edhe kolona e automjeteve atje në kohën e raportimit është rreth 400 metra.
E pritjet për të hyrë në Kosovë janë relativisht të shkurtra në të gjitha pikat kufitare. Pritjet më të gjata raportohet të jenë në Merdarë 15– 20 minuta.