Fjalë Kyçe

Pritje e madhe për Ariana Musliu-Shoshin në vendlindjen e babait të saj dhe në Burojën e Hashim Thaçit

Pritje e madhe për Ariana Musliu-Shoshin në vendlindjen e babait të saj dhe në Burojën e Hashim Thaçit

Drenica i është bërë krah i fuqishëm kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi. Pritje emocionale, por tejet fisnike i është bërë edhe në vendlindjen e babait të saj, Bali Musliut.

Bashkë me Sami Lushtakun, në Klinë të Mesme, Ariana Musliu-Shoshi, ka marrë përkrahjen e madhe në rrugën drejt fitores.

“Të nderuar miq, të dashur familjarë, ishte emocion dhe nder i madh qe t’ju kem të ftuar në oborrin e shtëpisë sime në Klinë të Mesme aty ku zemra ime rrah më fort!

Do doja që sot dhe këtu t’ishte edhe babai im, Bali Musliu. Unë e di se ai do mburrej me mua që jam sot këtu mes jush, ashtu siç mburrem unë me të që e pata më shumë se prind-këshillëtar, frymëzim, e shokun më të ngushtë!

Faleminderit për përkrahjen që ma ofruat, unë sot ndjeva prezencën shpirtërore të babit tim dhe atë ma ofruat ju, që jeni aq falenderues për kontributin e tij si për shoqërinë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Unë pres përkrahjen tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit, që kontributin e babait e shumë të tjerëve si ai, t’i vazhdojmë me punë e vizion modern drejt së ardhmes”, shkruan Musliu-Shoshi në njoftim.

Edhe shtëpia e Hashim Thaçit, Buroja e Skënderajit i ka thënë PO kandidaturës së kandidates, e cila vjen me një bagazh të lartë arsimimi ndërkombëtar. Ariana ka takuar në Burojë edhe babain e presidentit, Bacën Haxhi.