Fjalë Kyçe

Prittjet në Merdar zgjasin deri 6 orë

Prittjet në Merdar zgjasin deri 6 orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe sot.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në kufirin e Merdares janë 5 orë e 40 minuta deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Pritje ka edhe në pikat tjera. Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë ndërkaq në Jarinje duhen plotë 1 orë e 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

Probleme të ngjashme nuk ka edhe për të dalë nga Kosova. Pothuajse në të gjitha pikat kufitare, 10 minuta janë maksimumi i pritjes.