Fjalë Kyçe

Prizren, vidhen stoli ari, para dhe dy pushkë gjuetie

Prizren, vidhen stoli ari, para dhe dy pushkë gjuetie

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Hajdutët kanë arritur që të vjedhin një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

” Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin , një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relavante”, thuhet në raport./Gazeta Alo/