Skuadra e Barcelonës është duke e ‘mallkuar’ pauzën për ndeshjet e kombëtareve.
Mbrëmë në ndeshjen e luajtur mes Argjentinës dhe Venezuelës, një lëndim në ije ka pësuar edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Ky lëndim ka hapur telashe jashtëzakonisht të mëdha për trajnerin Ernesto Valverde, i cili do të ketë shumë pak zgjedhje në fazën e sulmit.
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele vuajnë nga lëndimet dhe nuk do të jenë të gatshëm të kontribuojnë për skuadrën e tyre.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët për treshen e sulmit katalan, dhe sa do të zgjasë mungesa e tyre.