Fjalë Kyçe

Problemet me energjinë, KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren duke sanuar prishjet

Problemet me energjinë, KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren duke sanuar prishjet

KEDS njoftoi se edhe pse në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të saj janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme.

Sipas KEDS, ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misionin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anekënd Kosovës.“Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përçues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë”, thuhet në komunikatë. KEDS thotë së rrjeti po dëmtohet edhe nga copëza të kulmeve, drunjtë të thyer e gjësende të tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre.

Megjithatë, KEDS u shpreh se numri i prishjeve është përgjysmuar.“KEDS për t’jua lehtësuar punëtorëve po huazon kamionë me vinça sipas nevojës. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat i falënderojmë”, përfundon komunikata.