Sipas një studimi të sapopublikuar, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve nën moshën 5-vjeçare janë dëmtuar nga produktet kozmetike.
Sipas studimit të revistës klinike ”Journal of Clinical Pediatrics” (”Gazeta e Pediatrisë Klinike”), që vëzhgoi departamentet e emergjencave të SHBA-së në periudhën 2002-2016, rreth 65 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeçare u dërguan në spitale për shkak të dëmtimeve nga produktet kozmetike.
”Dëmtimet më së shpeshti ishin të lidhura me produktet për kujdesin e thonjve (28,3%), produktet e flokëve (27%), kujdesit të lëkurës (25%) dhe produktet e aromave (12,7%)”, bëri të ditur studimi.
Sipas studimit, fëmijët e moshës 2-vjeçare janë dëmtuar më së shumti dhe diagnoza më e zakonshme ishte helmimi, ku 86,2% e fëmijëve të dëmtuar ishin helmuar nga produktet e kozmetikës.
Studimi po ashtu thekson se djemtë janë dëmtuar më shumë në krahasim me vajzat dhe se 99% e dëmtimeve kanë ndodhur në ambientet shtëpiake.