Fjalë Kyçe

Profecia e Nostradamus për Notre Dame: Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë

Profecia e Nostradamus për Notre Dame: Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë

‘…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…’ thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

FRANCË

Një ngjarje aksidentale, por që “preku” një nga objektet më të shenjta për Europën, katedralen e “Notre Dame”, ka shokuar europianët. Katedralja u dogj të hënën, ndërsa muret e saj kanë shpëtuar.

Por ajo që shton akoma më tepër habinë për ngjarjen, është se atë e ka parashikuar edhe Nostredamus, një nga parashikuesit më të famshëm të historisë.

‘…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…’ thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

Me këto fjalë, Nostradamus ka arritur të parashikojë djegien e kishës. Sipas tij, djegia ndodh për shkak të mëkateve të mëdha të njerëzve. Nostradamus, astrolog dhe mjek i shekullit të 16-të, përpiloi një libër me parashikimet më të famshme me titullin “Profecitë”.

Ai parashikoi zjarrin e madh të Londrës më 1666, vdekjen e Henrit të Dytë, si dhe ngritjen në pushtet të Hitlerit në Gjermani.

“Notre Dame” vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e së hënës. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ‘Zonja jonë’ dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari.