Fjalë Kyçe

Projekti 8 mijë eurosh shkon huq, ende pa u bërë një javë ai nuk funksionon siç duhet

Projekti 8 mijë eurosh shkon huq, ende pa u bërë një javë ai nuk funksionon siç duhet

Instalacioni “Mirë se vini në Prishtinë” i vendosur në hyrje të Prishtinës, u finalizua javën e kaluar.

Por, pas një javësh, një pjesë e tij tani nuk funksionin më siç duhet.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Medina Braha, javën e kaluar tregoi se projekti “Mirë se vini në Prishtinë” ka kushtuar 8000 euro dhe është realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë që ka të bëjë me dekorimin e qytetit përcjell reporteri.net.

“Ky është një projekt që është duke u realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë që ka të bëjë me dekorimin e qytetit, kryesisht përmes gurëve dekorativ. Kemi filluar me “Mirë se vini në Prishtinë”, kjo ka qenë ideja që të fillohet me një mbishkrim të tillë, ku Prishtina si kryeqytet ta ketë një mbishkrim që i uron mirëseardhje kujto qe vjen këtu. Duke marrë parasysh se është kryeqytet e kemi bërë edhe në gjuhën angleze që ta kupton kushdo që vjen këtu”, tha ajo.