Fjalë Kyçe

Projektligji për Paga përplas pozitën me opozitën

Projektligji për Paga përplas pozitën me opozitën

Edhe pas tri ore debat, seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.

Në këto momente është duke u diskutuar për Projektligjin për Paga, ku pozitë dhe opozitë po përplasen mes vete për disa amandamente të këtij projektligji, shkruan Gazeta Alo.

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë në shqyrtim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2019, atë për pagat në sektorin publik dhe Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Para fillimit të seancës parlamentar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo./Gazeta Alo/