Fjalë Kyçe

Projektligji për pagën minimale, OVL-UÇK të hënën protestë

Projektligji për pagën minimale, OVL-UÇK të hënën protestë

Ud i kreut Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protestë të hënën rreth orës 10:00 para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, në të cilën nuk është parashikuar kategoria e veteranëve.

Klinaku tha se kanë probleme të shumta si OVL-UÇK, sa i përket pensioneve të veteranit.

Ai tha se Qeveria Kurti në vend që të rris pagën minimale për të gjitha shtresat ata e bëjnë temë veteranin për mos ta bërë atë.

“Kemi probleme edhe në zyrën e kategorive të dala nga lufta. Është e turpshme kur veterani vdes dhe bashkëshortja nuk mund ta gëzoj pensionin, ose është turp kur për disa probleme teknike veterani nuk mund ta marr pensionin. Ne do të protestojmë të hënën në orën 10:00 dhe do të fillojmë të grumbullohemi për ta kundërshtuar ndryshimin për ligjin që është duke e bërë Kuvendi i Kosovës. Ata po bëjnë lojëra me popullin. Ai ligj nuk është në fuqi dhe ai ligj do të hyj në fuqi kur të kryhet kategorizimi. Ligji që po thirren ata nuk është në fuqi. Kjo qeveri në vend që të rris pagën minimale për të gjitha shtresat, ata e bëjnë temë veteranin e luftës pikërisht për të mos ta bërë këtë gjë”, ka thënë Klinaku.