Fjalë Kyçe

Prokurori tregon pse kërkoi arrest shtëpiak për Vesel Veselin dhe Shkëlzen Xhekajn

Prokurori tregon pse kërkoi arrest shtëpiak për Vesel Veselin dhe Shkëlzen Xhekajn

Në shkurt të këtij viti, doli në pah një prej skandaleve më të mëdha seksuale.

Rasti i Drenasit, ku u përfshin si të dyshuar një profesor, një polic e një avokat që dyshohet se keqpërdorën seksualisht një të mitur,  zgjoi shumë reagime.

U organizuan protesta, pati reagime nga krerët e vendit, që kërkuan veprim në pajtim me ligjin nga ana e organeve të drejtësisë.

Vesel Veseli, rreshter e Shkelzen Xhekaj, profesor qëndruan për disa muaj në paraburgim derisa hetimet po I kryente prokuroria e shtetit.

Muaj më vonë, ndaj tyre u vendos masë e re, ajo e arrestit shtëpiak.

Prokurori i rastit, Ruhan Salihu, tregon arsyet pse ka kërkuar një masë të tillë

Salihu thotë se nuk ka asnjë mundësi që të dyshuarit të kenë kontakt me të miturën ose të ndikojnë në prova.

Edhe në Institutin e Kosovës për drejtësi, pohojnë se një zëvendësim I tillë është në pajtim me Ligjin.

“Policia të sigurojë që të pandehurit të mos kenë kontakt me viktimën, ose të ndikojnë në hetime a të dëmtojnë prova”, ka thënë për T7, Ehat Miftaraj.

Por, ky zëvëndësim i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak nuk është mirëpritur nga të gjithë. Luljeta Demolli, nga Qendra kosovare për studime gjinore thotë se kjo nënkupton një farë lirie për Veselin e Xhekajn.

E prokurori I rastit, tha se në dy muajt e ardhshëm, për sa kohë zgjat edhe masa e arrestit për të dyshuarit, do të ngritet edhe aktakuza. Ai mohon kategorikisht se ka pasur cfarëdo presioni nga kushdo për këtë rast.