Fjalë Kyçe

Prokuroria e kërkon këtë gjë për hajnin që kreu mbi 20 vjedhje

Prokuroria në Gjakovë po kërkon paraburgim për hajnin që vazhdimisht kreu vjedhje në këtë qytet.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale” vjedhje”, nga neni325 parag.1 nënparag 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5. 085 (pesëmijetetëdhjetepesë) euro.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Gazeta Alo/