Fjalë Kyçe

Prokuroria e Pejës shkatërron rreth 1600 kg mish

Prokuroria e Pejës shkatërron rreth 1600 kg mish

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie  dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë,  janë bastisur 6 lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.

Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t’i paraqesin në organet e hetuesisë.​