Fjalë Kyçe

Prokuroria e Prizrenit inicon rast ndaj mjekut i cili ofendoi pacienten

Prokuroria e Prizrenit inicon rast ndaj mjekut i cili ofendoi pacienten

Prokuroria e Prizrenit ka iniciuar rast ndaj mjekut në Prizren i cili ofendoi pacienten e cila kishte dhimbje.

Përmes, një komunikate për media Prokuroria e Prizrenit në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit – Reparti i Kirurgjisë, nga ana e mjekut kirurg Rr.Y., Prokuroria Themelore në Prizren, me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullsi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore.

Prokuroria do të njoftoj opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast./Gazeta Alo/