Fjalë Kyçe

Prokuroria jep detaje për vrasjen e sotme në Prishtinë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e sotme në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për vrasjen e të riut 27 vjeçar në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është identifikuar vetura dhe pronari i saj , nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës, shkruan Gazeta Alo.

“Me të ndodhur rasti, njësitet policore kanë informuar prokurorin kujdestar, i cili ka dalur në vendin  e ngjarjes. Sipas provave  të para të siguruara  nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Sipas prokurorisë deri më tani nuk ka të ndaluar të dyshimtë, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të duhur të identifikimit të dyshuarve.

Viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’ rast ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në afërsi të shkollës teknike në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka”./Gazeta Alo/