Fjalë Kyçe

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për shkaktarin e aksidentit në Rahovec

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për shkaktarin e aksidentit në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë i kërkoi Gjykatës Themelore në Gjakovë caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna”, shkakton aksident në komunikacion, duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës “VW Golf II”.Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.