Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 94 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3..
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 32 aktakuza kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë të dyshuar në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person.
Ndërsa, janë ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, kjo prokurori ka sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 5.m3.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi janë ndaluar pesë persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ndaluar tre persona të dyshuar, dy për veprën
penale “Dhunë në familje” dhe një për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” . Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur pesë aktakuza ndaj tetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 15 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar për dy vepra të ndryshme penale, gjithashtu, është ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 25 aktakuza kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në dy raste të ndara si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.