Fjalë Kyçe

Prokuroria Speciale: Aktakuzë për korrupsion ndaj 8 personave, sekuestrohet një pronë

Prokuroria Speciale: Aktakuzë për korrupsion ndaj 8 personave, sekuestrohet një pronë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 8 të pandehurve.

Prokuroria thotë se për H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., ka dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së. Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.