Fjalë Kyçe

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një zyrtari për keqpërdorim të pozitës dhe konflikt të interesit

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një zyrtari për keqpërdorim të pozitës dhe konflikt të interesit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës me inicialet A.N., pasi që dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura me inicialet A.N., ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.04/ L082 ) dhe “Konflikt i interesit” nga neni 424, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.