Fjalë Kyçe

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për shpëlarje të parave, ushtrim i ndikimit dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Siç njofton kumtesa, rasti i parë është për veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 302 të KPRK-së, dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, rasti i dytë është për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 të KPRK-së, si dhe për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në dy rastet e shënjestruara sot nga Prokuroria Speciale, ka edhe pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura.