Fjalë Kyçe

Propozimi i fundit për paga për mësimdhënësit, larg kërkesave të SBASHK-ut

Propozimi i fundit për paga për mësimdhënësit, larg kërkesave të SBASHK-ut

Propozimi i ri i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për koeficientët për mësimdhënësit mbetet larg kërkesave të SBASHK-ut.

Ymer Ymeri, menaxher financiar në SBASHK, duke e quajtur tentim mashtrimi versionin e ri të Komisionit për Administratë, ka sqaruar dallimet mes kërkesës së SBASHK-ut dhe propozimit të fundit.

Sa i përket mësimdhënësve në shkolla të mesme, koeficienti është rritur nga 2.3 në 2.5, por kërkesa e SBASHK-ut është që koeficienti të jetë 3.0.

Dallim i madh në kërkesën e SBASHK-ut me propozimin e komisionit vërehet edhe te pagat për mësimdhënësit në ciklin fillor. Propozimi më i ri i ndan dy kategori në këtë cikël, në kategorinë 6-9 dhe në atë 1-5, me koeficient 2.35, respektivisht 2.2. Megjithatë, Ymeri ka thënë se kërkesa e SBASHK-ut është që koeficienti të jetë 2.6. Propozimi në ligjin për paga ishte 2.0.

Te kategoria e mësimdhënësve në sistemin parashkollor, në propozimin e parë ishte 1.9, në atë të fundit 2.15, ndërsa SBASHK-u kërkon 2.5.

Te edukatorët koeficienti ishte 1.7 në. Propozimi i ri e çon në 1.9, ndërsa kërkesë e SBASHK-ut është që ky koeficient të jetë 2.2.

Tabela për propozimin e qeverisë dhe kërkesat e SBASHK-ut, me dallimet në euro.

Image