Fjalë Kyçe

Protesta e aktivitete në “Muajin e Gruas”

Protesta e aktivitete në “Muajin e Gruas”

Në ditën ndërkombëtare të gruas në disa qytete të Kosovës do të ketë marsh protestues për të drejtat e grave.

“Marshojmë S’Festojmë” ka për qëllim të përçojë mesazhin për krijimin e një shoqërie me të drejta të barabarta.

Marshi protestues do të mbahet më 8 mars nga ora 12:00 nga sheshi sheshin “Zahir Pajaziti”, e duke vazhduar në rrugët kryesore të kryeqytetit, raporton KTV.

Qytetarët kanë thënë se marshi është ide e mirë, por që ende duhet bërë më shumë për të krijuar një shoqëri të barabartë.

Lëvizja Vetëvendosje, muajin mars e ka shpallur si muaj të gruas, siç ka thënë në përpjekje për të bërë më shumë për barazi.

Aktivistë të kësaj partie në disa objekte kanë shkruar grafitë me mbishkrime që e pasqyrojnë pozitën e gruas në shoqërinë kosovare.

Marshe të tilla janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të Kosovës, si në Ferizaj, e në qytetin e Prizrenit.

Rasti i fundit i cili nxiti shumë reagime dhe protesta, ishte rasti i dhunimit të së miturës në Drenas.