Ne shkollën “7 Marsi” në Prishtinë, ku me 30 prill u ther me thikë mësuesja Vlora Paci nga një nënë, vajza e së cilës ishte nxënëse e kësaj shkolle, sot dolën për të protestuar nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me moton “Edhe unë jam Vlorë”.
Ata e dënuan aktin e dhunës që u shpreh ndaj mësimdhënëses duke kërkuar që të veprojë drejtësia dhe nëna të merr dënimin e merituar.
Në protestë ishin të pranishëm edhe Rahman Jashari e përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut që kërkuan angazhimin e institucioneve të vendit për të vënë me shumë siguri për mësuesit e nxënësit nëpër shkolla.