Fjalë Kyçe

Protestojnë banorët e lagjes “Mati 1”, thonë se Komuna e Prishtinës i ka harruar këta banorë

Protestojnë banorët e lagjes “Mati 1”, thonë se Komuna e Prishtinës i ka harruar këta banorë

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë protestuar kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe problemeve të tjera që ka kjo lagje, e që po neglizhohen nga Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Banorët e kësaj lagje thonë se nuk po kërkojnë asgjë më shumë, përveç se një jetë të dinjitetshme.

Një nga kërkesat e banorëve të lagjes “Muharrem Fejza”, është edhe ndriçimi i këtyre rrugëve.

Banorët thonë se pavarësisht se të gjitha këto kërkesa i kanë adresuar në komunën e Prishtinës, ato kanë hasur në vesh të shurdhër.