Fjalë Kyçe

Protestojnë punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”

Protestojnë punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, sot do të mbajnë protestë njëorëshe.

Sot me fillim prej orës 08:00, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mbajnë protestë njëorëshe.

Sipas sindikatës së pavarur të aeroportit  “Adem Jashari”, kjo protestë do të mbahet për shkak të padrejtësive që po u bëhen punëtorëve dhe përmes protestës do të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se ditë më parë përmes një konference për medie, kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, deklaroi se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” është shuar zëri sindikal dhe se në vazhdimësi u kanë duruar kërkesa menaxhmentit LIMAK mirëpo, ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.