Fjalë Kyçe

Proteston Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë, kërkojnë kthimin në vendin e punës

Proteston Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë, kërkojnë kthimin në vendin e punës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po protestojnë para Qeverisë.

Ata po kërkojnë miratimin e ligjit, por jo vetëm kaq.

“Kërkojmë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës”, është motoja e protestës së tyre.

Punëtorja e Lotarisë së Kosovës, Ibadete Hasani Berisha, tha se kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre, duke vënë kështu theksin tek ligji dhe pagat, pasi kanë kaluar tashmë dy vjet që lotaria është e pezulluar, kur janë pezulluar të gjitha lojërat e fatit.

Hasani Berisha thotë se kanë pasur premtime nga Qeveritë e mëparshme dhe kjo aktuale në lidhje me këtë, por kërkesat e tyre ende nuk janë realizuar dhe se këto premtime kanë qenë vetëm gjatë fushatës elektorale.

“Pas zgjedhjeve Qeveria nuk ka pranuar takim, kemi provuar fizikisht, përmes e-mailave, javën e kaluar tentuam që të takohemi me Kurtin, apo ndonjë ministër, por nuk na pranuan”, shtoi Hasani.

Ajo theksoi se Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë deri në realizimin e qëllimeve të tyre.