Fjalë Kyçe

Protestuesit në Shqipëri tentuan që të hyjnë në kryeministri

Protestuesit në Shqipëri tentuan që të hyjnë në kryeministri

Protesta e opozitës është përshkallëzuar. Edhe pse u duk se do të ishte një protestë e qetë, duke iu referuar një veprimi të disa të rinjve të forumit rinor të partisë demoratike, të cilët u dhuruan lule policëve që ndodheshin në kordonin e parë të sigurisë.

Por, në pak minuta situata është tensionuar, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë.

Protestuesit goditën me sende të forta derën e kryeministrisë, teksa e thyen atë dhe u futën brenda. Gjithashtu janë përpjekur të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, shkruan TCh.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të gazit lotsjellës, turma u shpërnda për pak minuta, ndërsa edhe liderët e opozitës, Basha, Berisha e kryemadhi, u larguan në anë të kryeministrisë, për t’iu shmangur efektit të gazit.