Fjalë Kyçe

Protestuesit serb në veri fyejnë Policinë e Kosovës derisa ata bëjnë ndërrimin

Protestuesit serb në veri fyejnë Policinë e Kosovës derisa ata bëjnë ndërrimin

Protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën në kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë fyer në gjuhën serbe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Duke kaluar rrugën në momentin kur Policët po bënin ndërrimin ata kanë brohoritur e fyer në gjuhën serbe.

Ndryshe zyrtarët policorë kanë qëndruar nga orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Të njëjtit kanë përcjellur situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Përpos policëve nga Njësitë e Specializuara të Kosovës, të pranishëm aty ishin edhe nga KFOR-i.
Situata vazhdon të jetë e qetë, përpos disa qytetarëve serbë të cilët protestuan sepse nuk pranonin kushtin që të ndërronin targat e automjeteve me të përkohshme në Kosovë.