Fjalë Kyçe

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Presidencës serbe në Beograd

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Presidencës serbe në Beograd

Pas largimit të presidentit Aleksandar Vuçiq nga ndërtesa e Presidencës në Beograd, një numër protestuesish kanë vazhduar të qëndrojnë aty, duke mos u larguar.

Vuçiq para se të largohej nga ndërtesa është përcjellë me fjalë ofenduese nga protestuesit, ndaj të cilave është përgjigjur me fjalët: “Nuk ka asgjë prej kësaj” dhe “Ju uroj gjithë të mirat”, pas së cilave ai hyri në makinë, transmeton kp.

Vuçiq më herët deklaroi se shteti nuk do të lejojë dhunën dhe foli rreth ngjarjeve të djeshme në RTS.

Ai më pas kontaktoi nëpërmjet Instagram dhe tha se “nuk do të largohej”. Gjithashtu, tha se 1.023 persona u mblodhën para Presidencës.